Kryeprokurori Adriatik Llalla ka zgjedhur stafin e strukturës së dekriminalizimit që është ngritur së fundi në Prokurorinë e Përgjithshme, për të verifikuar pastërtinë e figurave politike dhe të punësuarve në administratën e lartë shtetërore.
Në krye të kësaj strukture, raporton shqiptarja.com, mësohet se do jetë prokurori Alfred Progonati. Ky i fundit bashkë me prokurorin Madrid Kullolli, do menaxhojnë të gjithë formularën dhe do kryejnë hetime të mëtejshme për të faktuar inkriminimin zyrtarëve të lartë me krimin dhe pastërtinë e figurës së tyre.
Kjo strukturë, do ketë mbështetjen edhe të një Oficeri të Policisë Gjyqësore, ku sipas burimeve mësohet të jetë Albert Muça, si dhe dy specialistëve të tjerë juridikë dhe një specialisti IT. Struktura është ngritur me vendim të kryeprokurorit Llalla, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit kundër dekriminalizimit.
Diskutime rreth kësaj post