Persona të paidentifikuar në Krujë kanë hedhur në orët e para të mëngjesit një bombë në shtëpinë e shtetasit Roland Tema.
Burime policore lokale bëjnë me dije se, ngjarja ka ndodhur në orën 01:56 në fshatin Greps, komuna Nikel.
Sipas burimeve, nga mbikëqyrja e vendit të ngjarjes dhe mjetit shpërthyes dyshohet se bëhet fjalë për një bombë artizanale.
Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale, konkretisht xhami i automjetit tip fuoristradë të 36-vjeçarit Tema, saktësojnë burimet.
Ato vijojnë më tej se shtetasi në fjalë është një person me preçedentë penalë, ndërsa shtojnë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post