Belgjika kreu gjatë 24 orëve të fundit 13 operacione antiterroriste në periferi të kryeqytetit, Bruksel, dhe në qytetin verior të Antverpës, njoftoi prokuroria me anë të një deklarate për median.
”Nëntë persona u ndaluan dhe u morën në pyetje dhe pesë prej tyre më pas u liruan”, shtoi prokuroria belge.
”Operacionet u kryen pas disa ngjarjeve me karakter terrorist”, theksoi prokuroria, por pa specifikuar asnjë çështje të ngjashme.
Më 22 mars dy atentate terroriste në Bruksel, një në aeroport dhe një në metronë e kryeqytetit, shkaktuan 31 të vdekur dhe 270 të plagosur.
Diskutime rreth kësaj post