Kryeministri i vendit Edi Rama ka komentuar sot fenomenin e terrorizmit që po kërcënon Evropën. Në një intervistë të shkurtër për Mustafa Nanon në ‘Zululand’, Rama u ndal edhe te sjellja e myslimanëve shqiptarë.
Në Tema TV, kreu i qeverisë solli shembullin e një miku të shqiptarëve, siç e quajti ai, i cili para përfaqësuesve evropianë ka deklaruar se “shqiptarët janë myslimanët tuaj.
“Myslimanet shqiptarë janë një aset i madh dhe i vyer i Europës. Këtë gjë e them kudo dhe në mënyrë të vazhdueshme. Sot kemi më shumë aleatë se më parë” – tha Rama.
Sipas tij, Evropa duhet të bëjë më të mirën për ta sepse nuk i duhen vetëm Europës, por të gjithë botës për t’i treguar që problemi janë elementët radikalë dhe jo myslimanët.
Diskutime rreth kësaj post