Kim Jong-Un ka dërguar një mesazh mbështetës për Belgjikën pas sulmeve të tmerrshme në Bruksel.
Në mesazh thuhet “Presidenti Suprem i Republikës Popullore të Koresë shpreh dhembshurinë dhe simpatinë e tij mbretit Filip, viktimave dhe familjeve të tyre”, raporton Lajme.al përmes RTBF.
Kim Jong insistoi që çdo formë e terrorizmit duhet ndëshkuar dhe shpreson që Belgjika do të gjejë dhe ndalë gjurmet tragjike të sulmeve të tmerrshme në Bruksel dhe sa më shpejtë të gjejë prapë stabilitetin.
Koreja e Veriut rregullisht gjuan misile balistike në det dhe bën prova nukleare. Këshilli i Sigurimit ka ndëshkuar rreptësisht këto sjellje të Koresë së Veriut duke i cilësuar si shkelje flagrante ndaj rezolutave të OKB-së. OKB shqetësoht nga kjo, dhe vlerëson se këto teste “kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.
Diskutime rreth kësaj post