Ja mesazhi fundit i terroristit që hodhi veten në erë
Ibrahim el Bakraoui, njëri prej kamikazëve të aeroportit në Bruksel kishte lënë një mesazh të fundit.
Audio e gjetur tregon se personi në fjalë ndihet i humbur dhe është nën presion, megjithëse asnjë referencë për Daesh nuk u përmend në mesazhin që kishte lënë.
Një mesazh audio i gjetur në një kosh plehrash në Schaerbeek nga policia belge, El Bakraoui ndër të tjerash kishte thënë, i hutuar: “Nuk di se çfarë të bëj, nuk ndihem i sigurtë, kam frikë nga burgu. Nëse vonohemi, do na fusin në qeli ashtu siç bënë me Salahun”.
Video më poshtë në gjuhën frenge dhe flamane, tregon për të gjeturat e prokurorisë belge.
Diskutime rreth kësaj post