Byroja e Hetimit do të jetë si njësia që arrestoi Al Caponen. Do të arrestohen…
Ambasadori amerikan Donald Lu ka folur për Byronë Kombëtare të Hetimit. Ai u ka bërë thirrje partive politike që të votojnë për Byronë, pasi SHBA ka paguar miliona dollarë në mbështetje të saj. Gjithashtu Lu shtoi se policët do të testohen dhe do të trajnohen nga FBI.
“SHBA do të investojë që ajo të jetë e tillë dhe kemi vënë mënjanë miliona dollarë për trajnimin e këtyre policëve. Trajnimi i tyre do të bëhet nga FBI dhe të gjithë policët do të kalojnë përmes testeve të poligrafit. Llogaritë e tyre bankare do të mbikëqyren që ata të shihen që nuk po bëjnë korrupsion. Hetuesit e BKH-së duhet të përbëhen nga policë cilësorë. Drejtori duhet të jetë oficer i policisë gjyqësore, e cila duhet të japë llogari para popullit shqiptar”, deklaroi Lu.
Ai tha se korrupsioni pengon në kryerjen e reformave, duke theksuar rëndësinë që ka Byroja e Hetimit, një institucion i pavarur që do të përgjigjet para popullit
“BKH po përdoret për arsye politike, ata e dinë se korrupsioni pengon bërjen e drejtësisë në Shqipëri. BKH është një institucion i rëndësishëm kundër korrupsionit në vend. Një institucion i pavarur dhe llogaridhënës para popullit shqiptar. Duhet të krijohet në të njëjtën kohë me reformën në drejtësi”, tha ambasadori amerikan.
Ambasadori amerikan në mënyrë simbolike për rëndësinë e Byrosë së Hetimit ka përmendur edhe skuadrën elitë të FBI-së që arrestoi mafiozin e famshëm Al Capone.
Kur ishin në universitet Hollywood nxorri filmin e titulluar “The untouchables” ose në gjuhën shqipe “Të paprekshmit”. Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Robert De Niro luante rolin e gangsterit Al Capone. Historia zhvillohej mbi njësinë elitare hetimore të quajtur “Të paprekshmit”. Ata nuk ishin quajtur të tillë për shkak se qenë mbi ligjin por sepse ishin të imunizuar prej korrupsionit dhe frikësimit. Në një kohë kur Çikago ishte i mirënjohur për korrupsionin në nivele të larta dhe kontrollin e mafias të ngulitur thellë kjo njësi e pakorruptueshme e pavarur qe në gjendje të arrestonte Al Capone-n e famshëm. Kjo është ajo që ne shpresojmë se do të krijohet në Shqipëri. Një njësi e pavarur hetimore për të luftuar korrupsionin dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë”, tha Lu.
Diskutime rreth kësaj post