Dashi
Mos i besoni askujt sot, përveç partnerit/partneres, pasi mes kolegëve dhe shokëve do të ketë xhelozi të vogla. Jini të kujdesshëm. Beqarët do jenë të pafat dhe nuk do realizojnë dot takimet e ëndërruara. Gjendja financiare do jetë goxha problematike.
Demi
Mbase jeni pak të nxituar në çështjet e marrëdhënies suaj në çift. Duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap pa u konsultuar me partnerin/en. Beqarët duhet t’i marrin gjërat si t’ju vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Nuk parashikohen probleme me financat.
Binjakët
Shkëmbejini më shumë opinionet tuaja me njeriun tuaj të zemrës. Nëse mendoni se keni gjetur thesar, duhet të dini se nuk janë miqtë, por partneri juaj. Beqarët do takohen me disa persona të rinj dhe do pranojnë të njihen me ta. Financat do varen nga menaxhimi.
Gaforrja
Partneri/ja do t’ju japi këshilla mjaft të mira. Dëgjoni ato çka kanë për t’ju thënë. Me pak durim dhe qetësi mund të arrini ato që dëshironi. Beqarët do jenë të papërqendruar dhe nuk do përfitojnë nga ftesat. Financat do stabilizohen.
Luani
Të lindurit ditën e hënë do të marrin një dhuratë, modeste, nga partneri/ja, por gjithsesi mbetet dhuratë. Ju ndërkohë dhurojini diçka që keni dëshiruar gjithnjë. Beqarët duhet të përfitojnë sa të mundin nga çdolloj ftese që do ju bëhet. Me financat do keni probleme.
Virgjëresha
Gjykojeni mirë çdo gjë lidhur me marrëdhënien tuaj në çift dhe mos u kushtëzoni nga presione të jashtme. Munduni t’i “kuroni” më shumë raportet me partnerin/en. Beqarët do kërkojnë gjëra të pamundura dhe kanë për të mbetur sërish vetëm. Situata financiare do përmirësohet.
Peshorja
Do të ndiheni të acaruar dhe pa asnjë arsye të vërtetë kundrejt njeriut të zemrës, faji i takon mbase stresit që keni grumbulluar në muajt e kaluar. Pushoni më shumë. Beqarët do lodhen pak sot, por do e gjejnë personi e duhur. Në planin financiar do arrini të stabilizoni situatën.
Akrepi
Mundësi të mira për ju të dashuruarit. Shfrytëzoni mbështetjen e partnerit/es. Beqarët do joshin në çdo moment, por nuk do guxojnë të hedhin hapa. Financat nuk do jenë në momentin më të mirë, prandaj shmangni shpenzimet.
Shigjetari
Mundësi të mira suksesi për sa i përket marrëdhënies suaj me partnerin dhe çështjeve familjare. Shfrytëzojeni momentin. Beqarët do marrin propozime të cilat nuk do mundin t’i refuzojnë. Kujdes me shpenzimet, mund të rrezikoheni.
Bricjapi
Perspektiva të pakta dhe energji të ulëta përsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Gjithsesi, kini parasysh se duhet të impenjoheni deri në fund. Beqarët do dashurohen me një person të cilin e kanë pasur gjithmonë pranë. Me financat duhet të tregoheni të kujdesshëm.
Ujori
Për ju të Ujorit sot janë parashikuar momente shumë interesante në marrëdhënien tuaj në cift, që mund të ndryshojnë ritmet e jetës tuaj. Beqarët të bëjnë atë që ju thotë zemra, nëse duan që gjërat të ecin mirë. Financat nuk do jenë aspak të mira.
Peshqit
Do të arrini të zgjidhni një problem që ju shqetëson prej kohësh në marrëdhënien tuaj në çift. Organizoni një darkë romantike. Beqarët nuk duhet të mbyllen në vetvete, përkundrazi duhet të dalin në takime. Financat do dini si t’i menaxhoni.
Diskutime rreth kësaj post