Kandidati republikan për presidencialet amerikane, Donald Trump e cilësoi situatën në Belgjikë, të prekur nga atentate të përgjakshme sot në mëngjes, si një film ”horror”, duke theksuar se kryeqyteti belg është shndërruar në një katastrofë.
“Ju kujtohet se sa vend i bukur dhe i sigurt ishte Brukseli. Nuk është më kështu, është një botë tjetër! SHBA-ja duhet të jetë vigjilente dhe inteligjente”, komentoi republikani në Twitter.
“Brukseli ishte një qytet i bukur, aty kishte zero dhunë. Tani është shndërruar në një katastrofë, një rrëmujë totale”, theksoi ai për “Fox news” duke përfituar nga kjo intervistë për të ritheksuar propozimet e tij që të ndalohet hyrja përkohësisht e myslimanëve në tokën amerikane nga frika se ndonjë ekstremist mund të fshihet mes tyre.
“Belgjika nuk është më Belgjika (…) Belgjika është shndërruar në një film ”horror”. Gjëra të tmerrshme po ndodhin. Njerëzit largohen, kanë fikë. Dhe e gjithë kjo sepse njerëzit nuk integrohen”, deklaroi ai në një emision tjetër për kanalin televiziv NBC.
Diskutime rreth kësaj post