Shërbimet Sekrete njoftojnë Brukselin: 3 kamikazë të tjerë do të shpërthejnë sot
Autoritetet belge vijojnë gjendjen e alarmit sa i përket situatës së rendit publik.
Mësohet se shërbime sekrete nga Iraku kanë njoftuar Belgjikën se kanë informacione për të paktën tre sulme të tjera.
Sipas këtyre shërbimeve, 3 kamikazë janë gati të shpërthejnë për të vijuar kështu sulmet zinxhir që kanë përfshirë Brukselin.
Nga ana tjetër, policia belge i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi ose zyra.
Deri më tani bilanci i viktimave flet për 34 të vrarë dhe 180 të plagosur.
Diskutime rreth kësaj post