Raportuesi i Shqipërisë në komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Knut Flekckenstein, paraqiti sot draftin përfundimtar të rezolutës për Shqipërinë, dokument që pritet të votohet të martën në seancë plenare.
Mesazhi kryesor i eurodeputetëve është miratimi sa më shpejt i paketës së reformës në drejtësi.
Në emër të dy grupeve më të mëdha, eurodeputetët Fleckenstein dhe Kukan arritën akord në paragrafin 5 të projektrezolutës, që t’i kërkohet Komisionit Europian, që me miratimin dhe fillimin e implementimit të Reformës në Drejtësi të konsiderojë propozimin e hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
Më herët në takimin mes Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të SEECP, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Shqipërisë, deputeti Taulant Balla kërkoi që t’i propozohet Komisionit dhe Këshillit heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post