Gjiganti amerikan i telefonisë “Apple” publikon “iPhone” të ri. Ai është më i vogël, me ekran 4 polsh dhe quhet “iPhone SE”.
”Dimensionet janë të ngjashme me atë të një “iPhone 5”, por do të jetë dy herë më i shpejtë”, shpjegon Apple gjatë prezantimit të tij në “Cupertino”.
“Apple ka shitur 30 milionë “iPhone” me ekran 4 polsh gjatë vitit që kaloi”, thekson Tim Cook, drejtori i përgjithshëm i “Apple”, gjatë prezantimit të smartfonit të ri “iPhone SE”.
”I vogli” i shtëpisë “Apple” do të ketë një vlerë prej 399 dollarësh për modelin me 16 giga memorje. Dorëzimet e iPhone të ri do të fillojnë më 31 mars, ndërsa porositë që nga 24 marsi./
Diskutime rreth kësaj post