Policia kufitare në Korçë ka arrestuar dy persona pasi kanë kaluar në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri 6 mushka.
Policia arrestoi shtetasin A.L 45 vjeç dhe S.L, 21 vjeç, xhaxha e nip.
Ata akuzohen për kontrabandë me mallra të tjera, të kryer në bashkëpunim, por edhe për kalim të paligjshëm të kufirit.
Megjithatë, ka dyshime se kafshët mund të përdoreshin për trafik lëndësh narkotike.
Diskutime rreth kësaj post