Referendumi, ja pyetja që do t’u bëhet socialistëve më 9 prill
Pavarësisht kundërshtimeve që kanë ardhur nga brenda Partisë Socialiste çështja e mandatit të Edi Ramës në krye të PS-së do të vendoset me referendum.
Do të jenë anëtarët e PS-së ata që do të shprehen përmes votës duke zgjedhur një nga përgjigjet “Po” ose Jo” për pyetjet që do t;ju drejtohet.
“A e konfirmoni nenin që ka të bëjë me modalitetet për zgjedhjen e kryetarit?”. Kjo do të jetë pyetja për të cilën anëtarët e PS-së duhet të përgjigjen.
Idenë e referendumit Rama e hodhi gjatë Asamblesë së PSsë, në përgjigje të sfidës së Blushit për çeljen e zgjedhjeve për kreun e partisë.
Më pas ishte kongresi ai që vendosi mbajtjen e referendumit, duke caktuar për të datën 9 prill.
Diskutime rreth kësaj post