Lajme.al, ka bërë një investigim në komunat e ndryshme në Belgjikë, lidhur me vështirësitë që hasin bashkëatdhetarët tanë në Belgjikë për t’u martuar me vajzat apo djemt nga Shqipëria. Disa nga të intervistuarit madje i cilësojnë edhe si raciste proçedurat deri sa tejkalojnë ndërhyrjen në mardhëniet intime.
Përveç përkthimit, notarizimit, legalizimit të dokumenteve nga Ministria e Jashtme Belge, për dokumente që vijnë nga Shqipëria dhe respektivisht Ministrisë së jashtme në Shqipëri për dokumente që vijnë nga Belgjika (pavarësisht se disa lehtësime janë bërë në këtë proces), si p.sh heqja e apostiljes që duhej më pastaj t’bëhej në ambasadën shqiptare për dokumentet belge.
Gjithësesi, proçedura është gjithmonë shumë e vështirë dhe nënçmuese, pasi përpos peripecive të panevojshme më lartë, në mungesë të një marrëveshjeje bilaterale dhe mbrojtjeje të shtetasve shqiptarë nga vet Qeveria, vijojnë edhe disa proçedura të tjera të cilat ua bëjnë martesën të lodhshme.
Në vend që martesa të jetë moment për tu gëzuar në jetën tuaj, në Belgjikë bëhet gjithëçka që ajo t’ju vështirësohet në çdo kënd.
Kjo është lista e gjërave që kërkohen për martesë (që nuk është plotë dhe varet nga komuna në komunë)
1. E para që duhet të dini është se nëse shkoni vetëm në komunë (pa partnerin) thjeshtë për t’u informuar se si shkon proçedura që ju si shtetas belg dhe shqiptar të martoheni, askush nuk ju jep një informacion të tillë, në mungesë totale të transparencës.
Pra duhet që partneri juaj t’ketë pasaportën me vete, të vijë nga Shqipëria, vetëm sa për t’marrë listën e lodhshme të dokumenteve për të cilat natyrisht duhen vajtje-ardhje të mundimshme dhe para të çuara dëm.
Veç kësaj, komplikime tjera vazhdojnë :
2. Duhet historik që vërteton lidhjen tuaj
Komuna ka të drejtë absolute në këtë drejtim që të prekë në privatsinë (intimitetin) tuaj.
Mund t’ju kërkohen : mesazhet e shkëmbyra në facebook, e-mailet e shkëmbyer, fotot tuaja, Skype, lekët që mund t’i keni dërguar, dhuratat që i keni shkëmbyer, pra në përgjithësi data kyçe në lidhjen tuaj.
2. Duhet që shtetasi belg dhe personi i ardhur nga Shqipëria në Belgjikë të ketë më shumë se 21 vjeç. (Dhe, bashkë me këtë duhet bashkëngjitur edhe një lloj dokumenti i cili vërteton se vajza në fjalë ka të drejtën, dhe pëlqimin e tutorit (prindit) që të vijë këtu dhe duhet një vërtetim gjyqësor, i notarizuar për këtë.
3. Duhen dokumente që tregojnë se shtetasi belg i i interesuar që të martohet me shtetasen apo shtetasin shqiptar, ka të ardhura të mjaftuara që të mbajë shtetasin që vjen nga atje. Pra, të ardhura stabile me kontratë permanente.
4. Apartementi duhet të ketë kushte normale të jetesës për bashkëshortin që do vijë të streohet aty.
5. Duhet që gjatë vizitës së shtetasit shqiptar, të bëni një siguracion (jo insig prishtina, sigal, etj që s’janë të çertifikuara), por duhet një e denjë e çertifikuar në BE, si p.sh AXA Schengen Insurance).
6. Duhet një vërtetim që shtetasi shqiptar që shpërngulet përkohësisht deri në martesë, të ketë kushte për mbijetesë : 39 euro në ditë. Në rast se nuk është e mundur kjo, atëherë personi që të ka ftuar duhet të bëjë një aplikim për garancion që mund të zgjasë 1 muaj, dhe varet poashtu nga të ardhurat dhe apartamenti i shtetasit belg që ndodhet në Belgjikë. Të ardhurat duhet të jenë personale, jo të ndonjë bashkëjetuesi tjetër në apartament.
7. Pasi ti keni kryer gjitha këto proçedura me sukses, dhe i keni të gjitha dokumentet në dispozicion, duhet të merrni takim në komunë që të merrni takim për të kryer një intervistë veç e veç, e cila zgjatë 2 orë në total, dhe ju nuk keni të drejtë të flisni me partnerin gjatë prezencës së zyrtarëve komunalë.
Mund t’ju bëhen pyetjet nga më intimet : Në cilën anë të shtratit fleni, çfarë sy ka i/e fejuari apo e fejuara juaj, cila është data kur jeni njohur dhe në çfarë rrethana, si janë raportet mes jush kunatit, vjehrrit dhe vjehrrës tuaj. A keni rënë në dashuri që në herën e parë, apo jeni njohur gradualisht? Si jeni njohur, përmes internetit, me shkuesi ? Cilat janë emrat e vjerrit, apo vjerres ?
Lista është shumë e gjatë dhe nuk ka ndonjë limit. Pra, ndryshimet në ligjet mbi martesën në Belgjikë, ashtu siç justifikohet ministria e Imigracionit në Belgjikë, pas abuzimeve të shumta që mund t’kenë ndodhur, i japin të drejtë të plotë komunave që ta zbatojnë ata, pa asnjë ndërhyrje.
Diskutime rreth kësaj post