Ushqimi i parë i mëngjesit mundëson të pasurit e aftësive më të mira fizike dhe mendore. Ndërsa sipas studimeve të fundit, ngrënia e ushqimit të mëngjesit ndikon gjithashtu në të pasurit e një peshe normale.
Autorët e studimit theksojnë se ngrënia e mëngjesit dhe shmangia e ushqimit të tepërt në darkë mundëson mbajtjen e peshës ideale dhe largimin e dhjamit rreth barkut.
Studimit në të cilin kanë qenë të përfshirë edhe shumë dietologë, ka të bashkangjitur edhe një recetë per humbjen e dhjamit nga zona e barkut, e cila duhet të konsumohet në vend të mëngjesit ose para tijë.
Kjo recetë i eleminon toksinat, shëron kapsllëkun, shkrin dhjamin dhe largon mbipeshën. Rezultatet e para vinë pas konsumimit të rregullt një mujorë. Zakonisht gjatë kësaj periudhe ju mund të humbisni 3-5 kilogramë nga zona e barkut.
Përbërësit:
6 kumbulla të thata
100 ml ujë të zier
2 lugë tërshërë të përpunuar
1 lugë fara të bluara iliri
1 lugë pluhur kakao të papërpunuar
300 ml kefir me ujë ose qumësht
Udhëzime:
-Vendosni kumbullat në ujë, mbuloni dhe mbani ashtu për 10 minuta
-Përbërësit e thatë përzieni në një enë
-Shtoni kefirin në enën me përbërës të thatë dhe përzieni
-Hedhni kumbullat e lagura në enë
-Përzieni të gjithë së bashku me shpëjtësi të lartë
-Ndërkohë mund të hedhni ujë të nxehtë në enë, derisa të krijoni një përzierje më të fortë
-Përbërjen e fituar vendoseni në një enë të mbyllur dhe lëreni ashtu gjatë gjithë natës
Përdorimi:
Konsumojeni në mëngjes me barkun bosh.
Diskutime rreth kësaj post