Nuk është aspak e lehtë për FBI-në që të bindë Apple-in të thyejë masat e saj ë sigurisë. Sipas të përditshmes amerikane New York Times, edhe pse Apple ka humbur betejën ligjore kundër FBI-së, ajo është e bindur të mos thyejë softuerin e sigurisë. Madje, punonjësit e saj kanë deklaruar se më parë do të jepnin dorëheqjen se t’i binden urdhrit të gjykatës për të bashkëpunuar me FBI-në.
Apple po përpiqet të bindë FBI-në se kërkesa e saj për të hakuar iPhone-in është shumë e padrejtë. Kompania thotë se duhet të krijohet një sistem i veçantë për të ndihmuar FBI-në të aksesojë iPhone 5c e vrasësit në San Bernarndino. Për krijimin e sistemit “GovtOS”, sipas Apple-it, duhen dy deri në katër javë dhe gjashtë deri në dhjetë inxhinierë. Ndërkohë, inxhinierët e Apple-it kanë deklaruar se më parë do të jepnin dorëheqjen se të bashkëpunonin me FBI-në.
Diskutime rreth kësaj post