Prostitucioni në Austri është i ligjëruar dhe ushtrohet në mënyrë të kontrolluar rreptësisht nga shteti, që e taton këtë ‘profesion’ ashtu si çdo sipërmarrje tjetër.
E në këtë kuadër, autoritetet vendase bënë disa ndryshime në ligjin e ri të taksave, ku u kërkohet shtëpive me drita të kuqe që t’u ofrojnë klientëve kupon tatimor ku të përshkrohet edhe lloji i shërbimit të ofruar.
Kjo ka vënë në një dilemë të madhe operatorët dhe punonjëset ‘freelance’ të këtij sektori, që po pyesin veten dhe autoritetet se çfarë emrash t’u vendosin në kuponin tatimor shërbimeve të ofruara.
Ka një zgjidhje të përkohshme, që e kanë publikuar mediat vendase. Bëhet fjalë për një kupon tatimor me një vlerë prej 250 eurosh me përshkrimin “akt seksual special”, një tjetër me vlerë 50 euro për “shërbime speciale” dhe 19 euro “për një gotë shampanjë”.
/ Top Channel
Diskutime rreth kësaj post