Pasi që ta keni konsumuar këtë lëng të shijshëm, metabolizmi do të jetë më i shpejtë, e ju do të jeni përplot me energji dhe të gatshëm për sfidat që pasojnë. Nëse mëngjeset tuaja janë kaotike dhe para se të shkoni në punë nuk keni kohë për përgatitjen e kafjallit të shëndetshëm, ju këshillojmë që ta përgatitni pijen që ju kthjellë dhe ju dhuron energjinë e nevojshme që përshpejton metabolizmin.
Përbërësit:
-1 gotë ujë mineral;
-Gjysmë gote lëng të shtrydhur nga portokalli ose grejpfruti;
-1 lugë uthull të mollës;
-Disa mjedra;
-Disa gjethe të mentës;
-1 lugë mjaltë.
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit i vendosni në gotë dhe i përzieni derisa të bashkohen. Mjedrat i shtoni krejt në fund dhe atë pasi t’i keni përzier pak. Pasi ta keni konsumuar këtë lëng të shëndetshëm dhe të shijshëm, do ta përshpejtoni punën e metabolizmit, e do të jeni plot me energji dhe të gatshëm për sfidat e radhës.
Diskutime rreth kësaj post