Deputetja Arta Dade e ka nisur fjalën e saj në Kongres duke falenderuar në veçanti gratë dhe vajzat pjesëmarrëse.
Ajo tha se është pjekuri politike që PS të ndalet e të reflektojë se çfarë ka realizuar nga premtimet elektorale.
“Çfarë mund të bëjmë më mirë? Ata që na votuan kanë arsye t’i dijnë dhe kjo do të na jepte më shumë mbështetje. Pika jonë e referimit nuk është e djeshmja. Ne kemi dështuar ta çojmë Berishën dhe klientët e tij para drejtësisë dhe besoj se do ta bëjmë gjatë vitit në vijim” – tha Dade.
Dade ka vijuar kritikat për qeverisjën, por duke theksuar se përgjegjësia është e përbashkët mes qeverisë dhe grupit parlamentar. Ajo tha se kultura e pandëshkueshmërisë nuk është e socialistëve. / javanews.al
Diskutime rreth kësaj post