Princi i Uellsit, Charles dhe dukesha Cornwallit kishin rastin që në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë të takohen me familjarët e të zhdukurve shqiptarë poashtu edhe atyre serbë.
Njëra prej tyre ishte edhe mbesa e familjes Jashari, Elheme Pireva,shkruan “Zeri.info”
Ajo i tregoi dukeshës dhe presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, për rastin e familjes Jashari në Prekaz.
Ndërkohë, disa gra të tjera i kanë kërkuar Princit që t’i bëjë presion Serbisë në mënyrë që t’i kthejë më të dashurit e tyre të zhdukur.
Ndryshe, Charles dhe gruaja e tij pasi vendosen lule tek Monumenti i Personave të Zhdukur, ata gjatë ditës të vizitojnë edhe Prizrenin ku do të marrin pjesë në konferencën ndërfetare.
Poashtu Charles pritet të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në selinë e KFOR-it ‘Film City’ për të përkujtuar personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.
Diskutime rreth kësaj post