Një javë para aplikimit në portalin e Maturës Shtetërore, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar formularin A1 dhe A1Z, bashkë me udhëzimin dhe datat e plotësimit nga maturantët.
Procesi nis në datën 25 mars, me maturantët e qytetit të Tiranës dhe ata që janë pjesë e qarkut një ditë më pas.
Me pas do vijoje me datat 28 dhe 29 mars në qytetet e tjera. Ndërkohë që afati përfundimtar i plotësimit të formularit është data 5 prill.
Pas plotësimit të formularit A1 për maturantët që mbarojnë gjimnazin këtë vit, do të procedohet me formularin A1Z për kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme vitet e kaluara.
Diskutime rreth kësaj post