Gjobitet xhamia në Preshevë pasi ngriti flamurin shqiptar
Xhamia e fshatit Geraj në Preshevë është gjobitur për shkak se më 28 nëntor të vitit 2014 në minaren e saj u ngrit famuri shiqptar. Gjykata e Preshevës ka vënë 300 euro gjobë.
Imami Nexhat Jashari është habitur nga ky vendim, i marrë mbi ligjin për “përdorimin e simboleve të palejuara”. Ai thotë se xhamia nuk mund të ruhet 24 orë dhe nuk e di se kush mund të jetë ngjitur në minaret për të ngritur flamurin, shkruan Lapsi.
Serbia e ka ndaluar me ligj përdorimin e simboleve të që i përkasin një shteti tjetër.
Diskutime rreth kësaj post