iOS 9.3 do t’ju tregojë se kush po përgjon telefonin tuaj
Askush nuk pëlqen të monitorohet. Por edhe nëse do dyshonit që kompania juaj po ndjek aktivitetet tuaja në iPhone, do dinit ku ta kontrollonit këtë gjë?
Në përsëritjen e ardhshme të sistemit të operimit të telefonit të tij inteligjent, iOS 9,3, Apple po mundohet ta bëjë këtë një detyrë të lehtë. Sipas përdoruesit Reddit MaGNeTiX, iOS i fundit 9,3 ka një mesazh që u thotë përdoruesve se iPhone i tyre po mbikëqyret.
Mesazhi është i dukshëm dhe në ekranin e kyçur të pajisjes dhe në seksionin About.
“Ky iPhone menaxhohet nga organizata juaj,” thotë mesazhi në ekranin e kyçur. Në seksionin About (rreth) ju mund të merrni pak më shumë detaje, me një mesazh që ju thotë se mbikëqyrësi i iPhone-it tuaj mund të monitorojë trafikun tuaj të internetit dhe mund të lokalizojë pajisjen tuaj.
Ndërkohë që nuk është e qartë nëse mesazhi shfaqet për çdo lloj monitorimi, ai shfaqet për pajisjet e monitoruara nga Apple’s Device Enrollment Program, e cila është një mënyrë për kompanitë që lehtësisht të zhbllokojë një numër të madh pajisjesh Mac ose iOs të zotëruara nga punonjësit e korporatës. Programi ofron një karakteristikë të quajtur Mobile Device Managment (MDM), e cila e lejon punëdhënësin të përmirësojë, menaxhojë dhe mbikëqyrë disa aspekte të programit të pajisjes.
Për të qenë të qartë: nuk duket se kjo karakteristikë do t’ju lejojë të fikni mbikëqyrjen nga kompania juaj apo të rrisni privatësinë tuaj në ndonjë mënyrë. Ai është thjesht një paralajmërim, duke siguruar më shumë transparencë për përdoruesit, disa prej të cilëve mund të mos jenë të vetëdijshëm që punëdhënësi i tyre po monitoroj iPhone-in e tyre.
Ky lajm vjen në mes të betejës mes Apple dhe FBI, i cili i kërkon ndihmë Apple të dekodojë iPhone-in e një terroristi që është përgjegjës për sulmin e vitit të kaluar në San Bernardino, Kalif.
Diskutime rreth kësaj post