Gjatë një shkëmbimi zjarri në mes forcave policore federale të Belgjikës dhe terroristëve të ngujuar në një apartament në Molenbeek, në kuadër të aksionit për gjetjen e terroristëve të lidhur me atentatet në Paris, konfirmohet nga burime të sigurta policore se Salah Abdeslam, një prej autorëve të masakrës së Bataklanit në Paris dhe personi më i kërkuar në Europë është arrestuar sot, i lënduar, informon korrespondenti i Lajme.al në Bruksel.
E përditësuar
Pasiqë policia shkencore kishte gjetur të dhënat e ADN të Salah Abdeslam, disa media kanë shkëmbyer informacion se personi në fjalë ndodhej në apartamentin ku filluan të shtënat në mes të terroristëve dhe policisë së koordinuar franko-belge të dielëne kaluar, për të penguar një tjetër sulm terrorist, siç pohojnë gazetat lokale.
Pas këtij sulmi, policia kishte urdhëruar mediat që mos të filmojnë asnjë pozicion të policisë gjë që mund të komprometonte vijimin e operacioneve.
5 ditë më vonë, gjatë një operacioni tjetër policor për kapjen e terroristëve dhe shkëmbimeve të të shtënave me armë zjarri në mes policisë dhe të ngujuarve në një apartament në Molenbeek arrestohet edhe Salah Abdeslam, i plagosur në këmbë.
Policia tani po kërkon edhe një person tjetër që mund të ndodhet në të njejtin apartement ku ndodhi edhe kapja e Abdeslamit. Në ndërkohë, të shtënat vazhdojnë, dhe një helikopter fluturon mbi vendin e ngjarjes. Është raportuar poashtu që dy persona të tjerë krahas Salah Abdeslam janë të arrestuar./ Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post