Waze po vendos superfuqinë e tij të parashikimit të trafikut në një përdorim të dobishëm.
Aplikacioni i zotëruar nga Google po shton një tipar, i quajtur rrugëtime të planifikuara, i cili e bën më të lehtë të planifikosh udhëtime bazuar në kushtet e trafikut që mund të hasni. Përditësimi, gjithashtu, do t’ju ndihmojë duke planifikuar automatikisht itinerarin bazuar në programin tuaj.
Ky tipar, i cili vjen të mërkurën për iOS dhe ‘së shpejti’ për Android, shton një seksion të ri të udhëtimeve të planifikuara të aplikacionit kur ju kërkoni për një lokalizim specifik. Pas kërkimit ju mund të zgjidhni kur doni të arrini dhe aplikacioni do t’ju sugjerojë se kur duhet të niseni dhe sa do zgjasë udhëtimi.
Waze i bën parashikimet e veta “duke marrë parasysh kushtet e pritshme të trafikut bazuar në algoritme të zgjuara, historitë e grumbulluara të trafikut dhe në analiza parashikuese,” ka thënë kompania.
Ai ka gjithashtu disa aftësi parashikuese si të Google Now. Lidhni Waze me kalendarin dhe me ngjarjet në Facebook-un tuaj dhe aplikacioni automatikisht mund të planifikojë itinerarin tuaj dhe t’ju dërgojë një njoftim kur është koha që të niseni. Kjo eksperiencë duhet të jetë e njohur për ata që kanë zgjedhur Google Now, i cili ofron parashikime të ngjashme bazuar në programin tuaj.
Diskutime rreth kësaj post