Një tjetër vrasje ka tronditur opinionin publik ndërsa viktimë ka mbetur një shtetas 54 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Shkallë të Manzës, rrethi Durrës.
Policia njofton se viktima Mirosh Djaloshi është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij ndërsa vrasja mendohet të jetë kryer për hakmarrje me mjete të forta.
Djaloshi gjithashtu njihej si person i alkoolizuar. Policia e Durrësit ka nisur menjëherë hetimet ndërsa të dyshuar për vrasjen janë edhe familjarët e tij. /JavaNews
Diskutime rreth kësaj post