Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën e Kasharit në Tiranë.
Një person është vrarë me armë zjarri nga fqinji i tij.
Sipas policisë, viktimë e krimit ka mbetur shtetasi Skënder Aluku. Ai është qëlluar me armë zjarri nga fqinji i tij, shtetasi Bujar Xhaferri.
Sipas policisë, autori është arrestuar disa orë pas krimit. Mësohet se au vu vetëdorëzua tek uniformat blu.
Nuk dihen ende motivet e krimit të rëndë, por të dhënat paraprake të policisë flasin për një histori gjakmarrjeje midis familjeve Aluku dhe Xhaferri.
HAKMARRJA
Disa orë pas ngjarjes policia ka hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Tashmë zyrtarisht pista kryesore është ajo e hakmarrjes, pasi djali i viktimës Skënder Aluku, ka vrarë një vit më parë vëllain e autorit të krimit të sotëm shtetasin Lutfi Xhaferri.
Në ngjarjen e majit të vitit 2015, Altin Aluku, vrau babain e ish-të fejuarës së tij dhe plagosi bashkëshorten e tij. Aso kohe policia arrestoi edhe viktimën e sotme Skënder Aluku, pasi gjatë kontrollit në banesë pas krimit të djalit të tij, policia gjeti disa municione.
Si ndodhi vrasja në vitin 2015:
Prishja e krushqisë dhe mohimi për të rifejuar vajzën me të njëjtin djalë, ishte mori jetën një 56-vjeçari, ndërkohë që la të plagosur bashkëshorten e tij. Krimi i rëndë u shënua pas mesnate rreth orës 01:00 në Kodër Kashar, në Tiranë.
Viktimë ka mbetur shtetasi Lutfi Xhaferi, 56 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij Naime Xhaferi, 55 vjeçe, mbeti i plagosur.
Ngjarja lidhej me prishjen e një krushqie mes familjeve, ndërkohë që autori i krimit ishte shtetasi Altin Aluku, 39 vjeç, banues në Kashar i cili u dënua me 35 vite burg.
Diskutime rreth kësaj post