[poll id=”2″]
Nga Eduard Zaloshnja
Meqë po flitet këto ditë për zgjedhje të parakohshme nga ana e drejtuesve të PS-së, duhen bërë disa llogari.
Nga sondazhi i fundit që bëra për Tiranën, si dhe nga një sondazh paraardhës për gjithë Shqipërinë, më rezultonte se, mund të ketë firo në pjesëmarrje nëse zgjedhjet zhvillohen sot, por firoja mund të jetë përpjesëtimore në të dyja krahët. Me fjalë të tjera, përqindjet elektorale të dy koalicioneve dhe të tri partive kryesore mund të mbeten praktikisht si në zgjedhjet e para tre vjetëve.
Dhe çfarë zgjidhje do të sillnin zgjedhjet e parakohshme?
Në qoftë se koalicioni PS-LSI-PDIU e të tjera nuk prishet, shpërndarja e mandateve mazhorancë-opozite mbetet pak a shumë si sot.
Në qoftë se LSI-PDIU e të tjera futen në zgjedhje si koalicion më vete, të pavarura nga PS e PD, koalicioni i mbetur i PS-ë mund të ketë një epërsi të lehtë ndaj koalicionit të PD-së e të tjera, por mund të mos jetë në gjendje të marrë 71 deputetë – mos të harrojmë se PS-ja mori vetëm 41% të votave para tre vjetësh në rang kombëtar. Me fjalë të tjera, PS-së do t’i duhet përsëri që t’i lutet LSI-së për krijimin e qeverisë…
Diskutime rreth kësaj post