Maqedonia ka dislokuar një numër të paspecifikuar trupash ushtarake pranë kufirit me Greqinë, që deri tani kishin qenë të stacionuar në qendrën e pritjes në Gjevgjeli, po pranë kufirit, njoftuan sot burime të ANSA-s.
Ato shtuan se vendimi ishte marrë gjatë një takimi të këshillit të sigurisë të vendit të vogël ballkanik, ku u diskutua përkeqësimi i situatës pranë kufirit.
Mijëra migrantë dhe refugjatë janë bllokuar në pjesën greke, pas mbylljes së të ashtuquajturës ”rruga ballkanike”.
Të hënën, qindra migrantë u përpoqën të largoheshin nga kampi grek i Idomenit për t’u futur në Maqedoni, por që u kthyen pas nga policia.
Diskutime rreth kësaj post