Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, me të cilin bisedoi rreth bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivel vendor si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon.
Meta shprehu mbështetjen e tij për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke u ndalur tek rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Prishtinës.
Meta u shpreh se Shqipëria mbështet progresin social dhe ekonomik, si dhe forcimin e jetës institucionale e demokratike të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e një klime sa më bashkëpunuese e konstruktive politike në interes të mirëqenies së qytetarëve dhe të integrimit euro-atlantik të vendit.
/ Top Channel
Diskutime rreth kësaj post