Ministri i Punëve të Brendshëm, Skënder Hyseni priti sot në takim ministrin e Landit të Mecklenburg – Vorpommern të Republikës Federale të Gjermanisë, Lorenz Caffier.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur pas takimit Hyseni dhe Caffier u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë lidhur me krizën e refugjatëve, liberalizimin e vizave dhe luftimin e krimit të organizuar si dhe riatdhesimin e migrantëve që ndodhën vitin e kaluar.
“Biseduam rreth situatës në Kosovë dhe bashkëpunimin me Landin e Mecklenburg – Vorpommern të Republikës Federale të Gjermanisë. Trajtuam në mënyrë sipërfaqësore temën e migrimit nga lindja që po përballet nga Evropa Perëndimore”, tha ministri Hyseni.
Duke falënderuar për mbështetjen dhe zemërgjerësinë që Gjermania ka pranuar një numër refugjatësh nga Kosova në kohën e luftës, Hyseni tha se “Gjermania është një partner kyç strategjik i Kosovës. Jemi të interesuar ta çojmë me tutje bashkëpunimin tonë”.
Ministri gjerman Lorenz Caffier u shpreh se “me homologun e tij kosovar kanë biseduar për fluksin e emigrantëve, që ishte vitin e kaluar si dhe riatdhesimin e tyre”.
Ai falënderoi Kosovën për mbështetjen që i ka dhënë Gjermanisë sa i përket riatdhesimit. “Siguria e brendshme dhe anëtarësimi në Interpol i Republikës së Kosovës është i mirëpritur për shtetin gjerman”, tha Caffier.
Diskutime rreth kësaj post