PD: Rama manipuloi e videon e takimit të Bashës me banorët në Klos
Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa, deklaroi se “Edi Rama tentoi dje të manipulonte opinionin publik, duke sajuar në mënyrë banale një fabul me një video nga takimi i zotit Basha me banorët e Klosit”.
“Kudo, në çdo cep të vendit, ka protestë ndaj Edi Ramës. Varfëria që ka sjellë, vjedhjet dhe abuzimet e tij, kanë shkaktuar revoltë dhe kudo njerëzit shprehen kundër tij. Siç ndodhi në Klos. Dhe ju mund ta shihni dhe dëgjoni fare mirë nga kjo video se qytetari është shprehur: “Zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakoshme, Lul Basha kryeministër!” Përpjekja e Edi Ramës për të manipuluar opinionin, me anë të laboratoreve të tij mediatike, është shenjë e qartë e krizës ku ai ndodhet. Edi Rama jo vetëm ka humbur besimin e qytetarëve, por dukshëm ai nuk honepset më as nga partia e tij. Kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk shfaqet në asnjë ambjent publik, në asnjë rrugë, në asnjë takim me qytetarët. Sepse do të ballafaqohej me revoltën dhe pakënaqësinë e tyre”, u shpreh Zhupa.
“Në ndryshim nga kjo, Basha është i pranishëm në çdo ambjent ku gjenden qytetarët, në çdo cep të vendit. Takimet e Ramës janë në salla të mbyllura, me njerëz që kanë kaluar në 10 filtra e kontrolle, me brohoritës të bindur. Manipulimet e mjera mediatike, tregojnë degjenerimin dhe fundin e tij të afërt”, shtoi zëdhënësja e PD-së
Diskutime rreth kësaj post