Nëse Kryeministrit tonë do t’i duhet ndonjëherë të udhëtojë drejt Arabisë Saudite, fillimisht do të përballet me një sërë problemesh. Probleme të cilat, do të shtohen akoma më shumë nëse atë e shoqëron edhe e shoqja, Linda Rama.
Arsyeja në dukje qesharake, është mjaft serioze për shtetin e Arabisë Saudite. Para pak ditësh, ky shtet nxori një listë emrash dhe mbiemrash, të cilët janë të ndaluar të futen në Arabinë Saudite. Ky vendim erdhi, pasi kjo listë emrash dhe mbiemrash bie në kundërshtim me traditën islame dhe të monarkisë.
Nëse shohim listën vëmë re disa emra universalë, që përdoren edhe në Shqipëri. Ja lista e plotë e emrave të ndaluar: Malaak, Abdul Aati, Abdul Naser, Abdul Musleh, Binyamin, Naris, Yara, Sitav, Loland, Tilaj, Barrah, Abdul Nabi, Abdul Rasool, Sumuë, Al Mamlaka, Malika, Mamlaka, Tabarak, Nardeen, Sandy, Rama(Zot), Maline, Elaine, Inar, Maliktina, Maya, Linda, Randa, Basmala, Jibreel, Abdul Mu’een, Abrar.
Pra nëse Kryeministri Rama vendos të udhëtojë drejt Arabisë Saudite, mund të konsiderohet si rast i veçantë, por nëse merr me vete dhe të shoqen Linda Rama, që ka edhe emrin edhe mbiemrin të ndaluar, çështja komplikohet akoma edhe më shumë.
Diskutime rreth kësaj post