Bananet janë të shijshme dhe shumë të mira për shëndetin. Ato duhet t’i përfshini rregullisht në ushqimet tuaja ditore.
Pse duhet të hani në fakt banane? Këto janë përfitimet që i merrni nga ato:
Së pari, bananet janë një burim fantastik i kaliumit. Çdo banane përmban 14% të shumës së rekomanduar ditore, ndërsa vetëm një miligram sodium, që i bënë ato të përsosura për të parandaluar ndonjë sëmundje kardiovaskulare, transmeton Gazeta Express.
Bananet, si çdo frut tjetër, përmbajnë fibra që janë thelbësore në rregullimin e dhimbjeve të stomakut dhe kapsllëkut. Nëse ndjeheni të fryrë në stomak, hajeni një banane.
Bananet përmbajnë gjithashtu edhe karbohidrate, prej të cilave ne fitojmë energji. Ato kanë edhe vitaminë C dhe vitaminë B6, që do t’ju bëjnë të ndjeheni të relaksuar dhe të qetë.
Në fund, bananet kanë edhe tiptofan, që është ndezës i serotoninit, i njohur si hormoni i lumturisë. Hani banane më shpesh dhe do të ndjeheni më mirë!
Diskutime rreth kësaj post