Hapet për qarkullimin e automjeteve rruga nacionale Prishtinë-Hani i Elezit.
“Rruga ishte mbyllur mbrëmë pas shembjeve të dheut. Për momentin për qarkullimin e automjeteve është vetëm njëra korsi e rrugës. Për të mos pasur probleme gjatë qarkullimit të automjeteve, Policia e Kosovës po e rregullon trafikun”, njofton Ministria kosovare e Infrastrukturës.
Kjo ministri mbrëmë natën vonë njoftonte se rruga nga Prishtina drejt Hanit të Elezit – kufirit me Maqedoninë ishte mbyllur tërësisht dhe ishte e pakalueshme në Grykën e Kaçanikut, ku kishte rrëshqitje të dheut.
Diskutime rreth kësaj post