SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk janë të përgatitur për ardhjen në pushtet të miliarderit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, vlerësoi sot presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
“Evropa nuk është e përgatitur, as SHBA-ja për një president të tillë i cili në këndvështrimin tim nuk zotëron asnjë eksperiencë ndërkombëtare”, deklaroi ai për stacionin e informacionit I-Tele.
“Trump i përket asaj kategorie të qytetarëve që njohim gjithashtu edhe në Evropë, të cilët për çdo lloj situatE sakrifikojnë dikë, por kurrë nuk ofrojnë një zgjidhje konkrete”, vlerësoi ai duke bërë një paralelizëm me rritjen e populizmit në Bashkimin Evropian.
“Në duart e tij, mjetet me rëndësi në planin politik ose ushtarak që duhet të zotërojë një president i SHBA-së do t’i mundësojnë zgjidhje për vendime tejet të rrezikshme”, theksoi Martin Schulz.
Diskutime rreth kësaj post