Edhe pse e vlerëson të padrejtë zaptimin e hapësirave publike nga tregtarët, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vënë dorën në zemër për të moshuarën e cila u gjobit nga Policia Bashkiake pse tregtonte presh në mes të hyrjes së pallatit ku kalonin banorët dhe jo në tregun vetëm pak metra më tutje.
Kështu, Erion Veliaj do të paguajë nga xhepi i tij gjobën prej 500 lekësh që policia bashkiake i vuri të moshuarës…një shumë e papërfillshme për xhepin e një kryebashkiaku, ndërsa tepër e rëndë për të moshuarën që mbijeton nga shitja e qepëve të njoma e sallaturinave
Në një reagim zyrtar të Bashkisë së Tiranës thuhet se kanë qenë vetë banorët që kanë denoncuar të moshuarën, e cila bllokonte hyrjen e shkallëve të pallatit..
“Banorët të cilët kërkonin lirimin e hapësirës nga shitësit që tregtonin
prej kohësh produktet e tyre ushqimore aty, edhe pse vetëm pak metra më tutje
ndodhet tregu i Njësisë Administrative nr.10, i cili aktualisht është bosh”, thuhet në njoftim.
Në përfundim bashkia e Tiranës thotë se po punon për krijimin e më shumë tregjeve me standarde në higjienë e infrastrukturë, në mënyrë që askush të mos detyrohet të shesë më nëpër rrugët e trotuaret e qytetit.
Diskutime rreth kësaj post