Nga Asllan Dibrani*
Pas themelimit “LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR”me 20.02.2016 në qytetin Lorach të Gjermanisë , i thyen tabutë historike të shqiptarëve nëpër shekuj. Kjo ditë shënoj një shpresë të madhe për ndryshime në interesin kombëtar. Ditët në vazhdim në gjithë botën ka lëvizje të mobilizimit dhe formimit të degëve dhe nëndegëve të Lobit,pa dallim feje e vije politike. Tubimi i radhës për themelimin e degës së LEASH-it u caktuar në Osllo të Norvegjisë, për datën 19.03.2016, ora 14:00, ndërsa ne Austri mbeten pun edites per percaktimin e dates se themelimit të “LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR” . Në të gjitha qendrat e frekuentuara me komunitetin shqiptar, dhe kontinentet, po debatohet për organizimin e mërgatës mbarë shqiptare dhe krijimin e unitetit. Këtu po bëhet promovimi i bashkimit të mërgatës tonë për krijimin e një klime bashkëpunimi në interesin e kombit. Lobi i shpresës po ngjallë shpirtin dhe vullnetin, për një bashkërendim të mërgatës, në s’paku këto nivele interesi:Ekonomi,punë,biznes,fusha sociale,të kohës së lirë,kulturë,shkencë,nivelin intelektual dhe të medias. Pas formimit të degëve dhe nëndegëve në të gjitha qendrat botërore me shqiptarë.Këshilli iniciues me kryesinë e përkohshme do thërrasë kuvendin e përgjithshëm, ku nga ai kuvend do të jenë këto miratime: zgjedhjen e kryesisë dhe komisioneve të LEASH-it. Miratimin e platformës dhe statutit të punës. Zgjedhjen e selisë së LEASH-it. Miratimin e formës së vulës dhe Logos së LEASH-it etj. Këshilli iniciues u zotua që së shpejti në të gjitha shtetet përkatëse ku jetojnë ata, t’i themelojnë qendrat e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar “LEASH”. Ky këshill, ka hartuar kornizat e një platforme, rregulloren e punës, ftesë për thirrjen e mërgimtarëve në tubime, logon e LEASH-it, hapjen e Facebookut:”Lobi Euro-Atlantik Shqiptar”. Komisioni i LEASH-it për publik dhe media popergaditë sensibilizimin dhe informimin,në mënyrë që informacioni të servohet tek çdo cep i botës ku ka shqiptarë. Lutemi që të gjithë të zgjoheni për ndihmë të unitetit, duke sfiduar EGON, gjumin e tepruar,molisjen dhe bajraktarizmin, ta fitojmë betejën ndaj vetës dhe të ecim më kohën e qytetërimit. Përpara kemi bjeshkën e lartë, pas kemi humnerën e asimilimit dhe grackat e ish pushtuesve dhe pushtuesve aktual!Kushtrimi po na thërret për bashkimin tone fizik e shpirtëror nga se historia tregon gjenezën tonë të një kombi,gjuhe e flamuri ,prandaj mos hezitoni, nxitni dhe bëne hapin e sotshëm mos e leni për nesër, se vonesat na u hakmorren gjatë historisë!!!
*anëtar i komisionit për media nga LEASH-i
Diskutime rreth kësaj post