Hiqej si sekser i pedagogëve, arresetohet 59-vjeçari
Policia e Elbasanit ka arrestuar në orët e fundit një 59-vjeçar, nën akuzën e ushtrimit të influencës së paligjshme tek zyrtarët shtetërorë.
Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka rënë shtetasi Sokrat Nika, nga Elbasani. Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se 59-vjeçari i kishte dhënë garanci një të riu 20-vjeçar se njihte pedagogët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe se mund të ndikonte që të merrte provimet.
Sipas autoriteteve policore lokale, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Elbasan, për procedim të mëtejshëm të 59-vjeçarit Nika. Ky i fundit akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Diskutime rreth kësaj post