Fizikanët kuantikë janë gjithnjë e më afër asaj që të dëshmojnë se udhëtimi në kohë nuk është vetëm temë e filmave fantastikë-shkencorë, por edhe e realitetit.
Shkencëtarët në Australi kanë dëshmuar se grimcat e dritës, fotonet, mund të kalojnë nëpër portalin, i cili lidh dy kohë të ndryshme, duke u takuar me formën e tyre më të vjetër, trasnmeton gazeta Kosova Sot Online.
Studimi i tyre është bazuar në lakoret e mbyllura të kohës (CTC), valë të cilat mund të përdoren për udhëtim në kohë. Teoria rreth CTC-së në fakt paraqet paradoks, meqë sikur të ktheheshim në të kaluarën, duke penguar lindjen e ndonjë paraardhësi tonë, atëherë çka do të ndodhte me ne? Disa shkencëtarë përgjigjen në këtë duke thënë se paradoksi në fjalë mund të evitohet në shkallën kuantike, meqë grimcat themelore të materies mund të ekzistojnë në shumë vende në të njëjtën kohë. Dhe, jo vetëm kaq. Ato mund të ndryshojnë edhe në kohë.
Diskutime rreth kësaj post