Shtëpi për shumë organizata ndërkombëtare se çdo vend tjetër në botë, Gjeneva ka më shumë se 40% të banorëve që vijnë nga jashtë Zvicrës.
Një parajsë për të riatdhesuarit dhe shumë e dashur nga vendasit, Gjeneva tërheq njerëzit nga e gjithë bota për mundësit ekonomike që ofron, bukurinë saj liqenore si dhe peisazhet nga Mont Blanc. Është strehë për shumicën e organizatave ndërkombëtare si Kryqi i Kuq dhe Kombet e Bashkuara, më shumë se çdo vend tjetër në botë. Më shumë se 40% e banorëve të saj vijnë nga jashtë Zvicrës, nga 187 vende të ndryshme.
Pavarësisht nga ndikimet ndërkombëtare, Gjeneva ende ka karakterin dhe historinë e saj të veçantë. Në shekullin e 16, John Calvin, një reformator i madh protestant, i dha shumë nga predikimet e tij revolucionare në këtë vend. Henri Dunant i lindur në Gjenevë, një ndjekës i fesë kalviniste, ndihmoi në themelimin e Kryqit të Kuq në Gjenevë në vitin 1863, dhe këto ide humanitare frymëzuan Konventën e parë të Gjenevës në 1864.
Fryma e Kalvinit ende influencon vendasit, dhe tradita e disiplinës morale nganjëherë mund të bjerë ndesh me shijet më ekstravagante të të riatdhesuarve.
“Vendasit janë tepër të qetë, por gjithashtu janë persona konservatorë dhe ndërveprimin me të ardhurit e shohin paksa të vështirë,” thotë Niyazi Gunay, nga Turqia, që ka jetuar e punuar në Gjenevë për 15 vjet. Ndërsa të riatdhesuarit nga ana tjetër, kanë sjellë entuziazmin në këtë vend dhe lidhjen me të huajt e tjerë e kanë më të lehtë.
Pavarësisht origjinës, të gjithë banorët shkojnë gjatë stinës së verë në Liqenin e Gjenevës dhe në “Jet d’Eau”, një shatërvan që e çon ujin 140 m në ajër, që është si pikë referimi në këtë qytet. Kjo tërheq njerëzit.
“Mund të notosh në liqen, të qëndrosh në ajër të pastër, të shoqërohesh me vendasit, dhe në të njëjtën kohë mund të sodisësh pamjet e mrekullueshme që të ofron natyra,” thotë një turist.
Qyteti, i ndarë nga lumi Rhone, është i ndarë në krahun e majtë dhe të djathtë. Qyteti i vjetër mund të gjendet në krahun e majtë, që ka një shumicë baresh dhe restorantesh moderne. Gjithashtu pranë tyre ndodhen edhe dyqanet më luksoze, si dhe dyqanet e orëve më të famshme zvicerane. Ndërsa krahu i djathtë është i njohur për jetën e natës.
Infrastruktura në Gjenevë
Pothuajse të gjithë banorët jetojnë në apartamente. Shumica e ndërtesave janë relativisht të vjetra, dhe me pak ndërtesa të reja. Ndërsa ndërtesat më historike në Qytezën e Vjetër dallohen për sharmin zviceran, me rrugë me kalldrëm dhe shtëpi të shekullit të 16. “Gjeneva nuk është e njohur për arkitekturën e saj, ndërtesat më shumë se sa të bukura janë funksionale, si jashtë dhe brenda” thotë një banor i Gjenevës.
Lidhjet me qytetet e tjera
Me aeroportin e Gjenevës vetëm 6 km në veri të qendrës së qytetit, është e lehtë të udhëtosh kudo në Europë brenda vetëm pak orëve. EasyJet, një nga linja ajrore më të madhe në Europë, përdor Gjenevën si qendër, duke e bërë më të shpejtë për të arritur në qytete kryesore si Amsterdami, Londra, Parisi, Berlini, Roma dhe Barcelona.
Qytetet franceze të Lion dhe Annecy, si dhe Zyrihu dhe Bazeli në Zvicër, mund të arrihen edhe nëpërmjet trenave të shkëlqyer që Gjeneva ka, vetëm brenda 3 orëve. Në dimër, rezortet popullore të skive si Megeve, Port du Soleil, Vebier janë lehtësisht të arritshme brenda pak orëve.
Sa e kushtueshme është?
Sipas një studimi në vitin 2015, Gjeneva është qyteti i tretë më i shtrenjtë në botë, pas Nju Jorkut dhe Zyrihut. Por gjithashtu Gjeneva ka një shkallë të lartë pagash, duke i siguruar punonjësit me paga dhe përfitime të mëdha./BBC/Tirana Observer/
Diskutime rreth kësaj post