Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shoqëruar sot në Polici. Shoqërimi i tij është bërë pas protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës, ku aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, gozhduan dhe kyçën tre dyert hyrëse për në bashki, për të mos lejuar hyrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Krahas Spahiut, Policia njofton se është shoqëruar në komisariatin nr.1 edhe nënkryetari i AK, Flavio Qarri. Spahiu u shoqërua në polici teksa ndodhej në zyrën e tij.
Shoqërimi i tyre është bërë lidhur me protestën e paligjshme të zhvilluar gjatë ditës së sotme në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë, si dhe veprimet e kundraligjshme të kryera nga ana e tyre gjatë protestës, thekson njoftimi i Policisë
Diskutime rreth kësaj post