Makina e djalit të kryetarit të Bashkisë së Dibrës është djegur në orët e para të ditës së enjte. Burime policore lokale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01 e 30, në lagjen “Aksioni”, kur automjeti tip “Benz” i klasit “A” dhe targën “AA 330 HM” është përfshirë nga flakët.
Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje, pasi janë shuar flakët kanë verifikuar se makina ishte në pronësi të shtetasit Klodian Xhelili, djali i kryetarit të bashkisë.
Automjeti ishte parkuar përpara oborrit të shtëpisë dhe kanë qenë fqinjët e familjes Xhelili që kanë parë të parët flakën dhe kanë njoftuar familjen.
Agjentët e policisë, pasi kanë kryer ekspertizën e parë kanë arritur në përfundimin se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.
Dyshimet e para të hetuesve lidhen me punën e të atit të Klodian Xhelilit, kryetari i Bashkisë së Dibrës.
/ Top Channel
Diskutime rreth kësaj post