USB-ja vrasëse që shkatërron kompjuterin tuaj
Kini kujdes nga USB-ja vrasëse! Siç mund të shikoni edhe në videon e mëposhtme, ajo shkatërron kompjuterin në pak sekonda, duke fshirë kështu të gjitha të dhënat që keni ruajtur në pajisje.
USB-ja vrasëse, që duket si një USB normale, është krijuar nga disa ekspertë rusë të sigurisë, të njohur si “Dark Purple”. Në vend që të ruajë të dhënat, USB-ja vepron si armë kibernetike, duke shkatërruar kompjuterin në pak sekonda.
USB-ja është projektuar për të përçuar energji elektrike me tension të lartë deri 220 voltë nëpërmjet vendit për USB në laptop ose kompjuter, duke shpërthyer pajisjen.
Kjo USB mund të shkatërrojë çdo pajisje elektronike që ka një vend për USB.
Diskutime rreth kësaj post