Të gjithë do të donim që bateria të zgjaste më shumë, aq sa disa njerëz janë gati të përdorin kasa të çuditshme – si ajo që lançoi Apple javën e kaluar – për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë.
Megjithatë, janë disa truke të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë që bateria të zgjasë më shumë, pa pasur nevojë për ndonjë pajisje shtesë.
Që bateria e telefonit të zgjasë më shumë duhet të keni parasysh:
- Të mbyllni shërbimet e vendndodhjes
- Të fikni njoftimet
- Të mbyllni çdo aplikacion që keni hapur dhe të ndryshoni opsionin tek konfigurimet që aplikacionet mos të funksionojë në sfond.
- Sigurohuni që telefoni të mos nxehet shumë. /Krokodili
Diskutime rreth kësaj post