Snowden : FBI mund të përdorë acid dhe lazer për të hakuar iPhone-in
Çështja e ditës për fansat e teknologjisë është nëse Apple duhet t’i përgjigjet apo jo kërkesës së FBI-së për të zhbllokuar iPhone-in e vrasësit në San Bernardino. FBI do që gjiganti i Kupertinos, Apple, ta ndihmojë për të zhbllokuar iPhone-in e vrasësit, por Apple nuk pranon të bashkëpunojë me të, pasi sipas saj, kjo është një shkelje e privatësisë së klientit.
Ndërkohë, ish kontraktuesi i NSA-së, Edward Snowden, mendon se FBI nuk ka nevojë për Apple-in për të hyrë në iPhone-in e vrasësit. Sipas Snowden, ka një mënyrë që FBI të hakojë telefonin vetë, dhe për këtë nevojitet acidi dhe lazeri.
“Problemi është se FBI ka qëllime të tjera…Ata i thonë gjykatës se nuk kanë mundësi të hakojnë telefonin e vrasësit, por në fakt është krejt e kundërta.
Snowden mendon se me anë të acidit, lazerit dhe pajisjeve të tjera mund të hakohet çipi i memories së iPhone-it, vetëm se ka një anë të keqe se, nëse diçka shkon keq, telefoni mund të shkatërrohet krejtësisht. Kjo mund të jetë edhe arsyeja se përse FBI nuk e ka hakuar akoma telefonin. /Krokodili
Diskutime rreth kësaj post