Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e 72-të me radhë, ku diskutoi për një numër çështjesh të përcaktuara me axhendë, mes tjerash shqyrtoi dhe aprovoi kërkesën e qeverisë së Kosovës për dhënie me qira të një aseti të ndërmarrjes “Trepça” në veri për shfrytëzim nga administrata e qeverisë së Republikës së Kosovës.
Bordi i Drejtorëve, i kryesuar nga Petrit Gashi, fillimisht Bordi diskutoi mbi çështjet e lidhura me Menaxhmentin e Agjencisë, thekson njoftimi i dërguar sot.
Bordi diskutoi edhe për ndërmarrjen “Pallati i Rinisë” nën administrimin e AKP-së dhe duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në këtë ndërmarrje në raport me palët paditëse dhe çështje tjera, dhe me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të saj vendosi për futjen e kësaj ndërmarrje nën administrim direkt nga Agjencia.
Bordi poashtu diskutoi edhe rastet e uzurpimeve të pronave të ndërmarrjeve shoqërore, për çka Agjencia javën e shkuar kishte publikuar listat me uzurpatorët e mëparshëm dhe ata aktualë, ndërsa u zotua se do të vazhdojë rritjen e transparencës me publikimin edhe të informacioneve të tjera për privatizimet e realizuara deri më tani dhe shfrytëzimin e pronave tjera të NSH-ve.
Bordi u informua edhe për zhvillimet e fundit në lidhje me ndërmarrjen “Trepça” nën administrimin e AKP-së, ndërsa diskutoi për proceset që po zhvillohen për sa i përket planit të ristrukturimit për këtë për çka Agjencia po punon ngushtë me institucionet qendrore.
Sa u përket kërkesave të komunave për qiramarrje të aseteve të NSH-ve, Bordi u pajtua që për kërkesat e ngjashme të diskutohet në një takim me Asociacionin e Komunave dhe këto kërkesa të adresohen në bashkëpunim me qeverinë e Republikës së Kosovës ashtu siç parashihet me procedura ligjore për këto raste.
Bordi i drejtorëve u informua edhe lidhur me kërkesat e kreditorëve për kompensimin e pagave të papaguara dhe më tutje kërkoi që të shqyrtohen mundësitë e përshpejtimit të procedurave për kryerjen e pagesave të mbetura dhe në këtë vazhdë planifikon që të mbajë një takim me Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për të shqyrtuar mundësitë teknike në përshpejtimin e lëndëve të NSH-ve.
Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje diskutoi dhe miratoi edhe raportet e Komisionit për Përcaktimin e Statusit të disa ndërmarrjeve apo aseteve të ndërmarrjeve.
Mbledhja e ardhshme e Bordit planifikohet të mbahet në fund të muajit të ardhshëm.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nisi vitin 2016 me Bordin e Drejtorëve, të ri, të munguar në 2015-tën. Për Agjencinë Kosovare të Privatizimit emërimi i Bordit të Drejtorëve të saj në fundin e seancës përmbyllëse të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dhe konstituimi i këtij Bordi në ditën e fundit të vitit 2015 është një ngjarje e rëndësishme dhe e pritur gjatë.
Diskutime rreth kësaj post