Një ish-ministër rumun i Ekonomisë, Codrut Seres dhe tre ish-drejtues të ndërmarrjes kombëtare elektrike, “Hidroelectrica” u dënuan sot me burgim për një aferë të shitjes së energjisë në kushte jo të favorshme.
Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë dënoi Seres me katër vite burg.
Ai akuzohej se kishte mbyllur sytë në vitin 2004 mbi kontrata të gjykuara të dyshimta për “Hidroelectrica”, për sa i përket shitjes së energjisë me çmime të shvlerësuara, kur ai drejtonte Ministrinë.
Në po këtë dosie, paneli i pesë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dha dënime prej shtatë vitesh burgim për secilin prej tre ish-drejtorëve të kompanisë që prodhon energji elektrike, të akuzuar se kanë shkaktuar mes vitit 2002 dhe 2004 një dëm prej 165 milionë dollarë.
Diskutime rreth kësaj post