Në 25 vitë ka pasur 7 strategji kombëtarë për Arsimin. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama i cili vuri theksin mbi situatën që ekzistonte gjer në vitin 2014. Sipas tij, Arsimi i Lartë po kalon një testim të vështirë, ndërsa tha se qeveritë e shkuara iu shmangën reformës.
“Gjetëm një sistem që dha 32 mijë diploma private, gjysma e të cilave nga një universitet i vetëm. Ky sistem u mori prindërve shqiptarë 148 milionë euro. U dhanë 900 diploma për të huaj, pavarësisht se s’kishte asnjë leksion në gjuhë të huaj. Do ishim të kënaqur të kishim 900 të huaj që ndjekin studime në shqip, por ky s’është një realitet” – tha kryeministri i vendit.
Sipas tij, situata dramatike ishte e dukshme, ndërsa Shqipëria kishte 20 universitete për 1 milion banorë.
Deklaratat e Ramës erdhën sot gjatë një takimi në Kryeministri ku të pranishëm ishin ministrja Lindita Nikolla, ambasadori britanik në vendin tonë dhe të ftuar të tjerë nga Këshilli Britanik. / JavaNews
Diskutime rreth kësaj post